Градоначалник

Blerim Islami

BLERIM ISLAMI

I lindur më 21 Shkurt të vitit 1991 në fshatin Cërnilishtë te komunës së Dollnenit, bashkëshort dhe prind i dy fëmijëve. Rrjedh nga një famijle ekonomikisht mesatare me prind te përkushtuar arsimimit të gjeneratave të kësaj ane.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje në fshatin Cërnilishtë, ndërsa arsimin e mesëm e vazhdoj në SHMK “Rilindja-Prerodba” në Zhitoshe, të cilën e kreu me sukses te shkëlqyer si një ndër nxënësit më të dalluar të gjeneratës.

Me synim për të kontribuar në vendlindje dhe më gjërë vazhdoj mësimet akademike në Universitetin Shtetëror të Tetovës në fakultetin e shkencave matematiko-natyrorë-dega Matematikë.

Pas përfundimit të studimeve i përkushtohet profesionit në vendlindje si arsimtarë i lëndës së matematikës.

Krahas kësaj, është i kyçyr dhe aktivizuar në politikë, e gjithë kjo i udhëhequr nga parimet e drejtësisë sociale, përparimit arsimor dhe zhvillimit të zonave rurale duke u përkushtuar në vlera dhe mbrojtjen e interesave te qytetarëve.

Me një vizion largpamës beson se zhvillimi fillon ne nivel lokal dhe do të angazhohet që zëri i komunitetit te përfaqësohet denjësisht në çdo nivel të vendimmarrjes pa u lodhur për një te ardhme më të mire per familjen, shoqërine dhe vendin tonë